27-04-2024

Rrokulliset vetura në Qafë të Duhlës, dy të lënduar

Nga pakujdesia dhe mos përshtatja me kushtet atmosferike ka ndodhur një vetaksident trafiku me veturë civile, ku i dyshuari ka humb kontrollin në automjet dhe është rrokullisur jashtë rrugës.

Sipas policisë aksidenti ka ndodhur të dielën në mëngjes te Qafa e Duhlës në Suharekë.

Si pasojë e këtij aksidenti përpos dëmeve materiale, ngasësi dhe një pasagjere kanë pësuar lëndime trupore.

Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./IndeksOnline/

Asnjë koment

Comments are closed.