Rrokulliset vetura tek “Qafa e Duhlës”, një i lënduar
Një person ka pësuar lëndime trupore pas një vetaksidenti që ndodhur në vendin e quajtur “Qafa e Duhlës”, në magjistralen Shtime-Suharekë.
Vozitësi e ka humbur kontrollin me ç’rast e ka goditur një breg duke bërë që vetura të rrokulliset.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënës i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj
“Në lokacionin e quajtur “Qafa e Duhles” ka ndodhur një vetaksident. Vozitësi e ka humbur kontrollin, e ka goditur një breg dhe është rrokullisur. Një femër pasagjere ka marrë lëndime të lehta. Pas trajtimit në Qendren Emergjente në Suharekë, është liruar në shtëpi”.