16-04-2024

Rruga në Dragash, e çarë në mes, pak muaj pasi u shtrua

Cilësia e asfaltit në Kosovë ka qenë për kritika që nga paslufta në shumicën e punëve që janë kryer. Shembull i tillë është edhe ky në rrugën Zhur-Dragash.

Pa u bërë 6 muaj të plota nga shtrimi i asfaltit, rruga është në gjendje të mjerueshme.

Të çara të thella e të rrezikshme janë parë në këtë rrugë, e cila ende s’ka përfunduar si projekt./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.