Komuna e Prizrenit po realizon një projekt të rëndësishëm, për të shkurtuar distancën e pjesës së disa lagjeve të Prizrenit, përfshirë jo vetëm lagjen Bartut-hane, Ortakollin, Bazhdarhanen, por edhe pjesë tjera të qytetit për t’u lidhur me autostradën”, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.
Siç është njoftuar, pas pastrimit nga mbeturinat inerte, ka nisur edhe shtruarja me zhavorr e rrugës nëpër Barut-hane, që nis nga kryqëzimi i rrethit të transitit të ri tek qendra “TeA” dhe del tek karburanti “Arbëria”, për t’u kyqyr me rrugën për autostradën, në hyrje-daljen “Prizren-veri”.
Rruga në gjatësi prej 3 km është me interes të përgjithshëm, pasi lidh dy transitet, të vjetrin dhe të riun, gjë që mundëson edhe qasjen më të shpejt për në qytet.
“Kjo rrugë së shpejti do të projektohet në mënyrë, që nga dalja prej autostradës të krijohet qasje e re dhe e shpejtë për në qytet”, thuhet në një njoftim të Komunës, përcjell “GazetaePrizrenit.net”.
Për shkak të rëndësisë së saj, Komuna duhet që këtë segment të shkurtër, por të rëndësishëm sa më parë edhe ta asfaltojë, duke krijuar kësisoj edhe një alternativë tjetër rrugore për qasje sa më të lehtë në autostradë dhe anasjelltas. /“GazetaePrizrenit.net”.