20-04-2024

Rruga “Qenë Qenaj” në Prizren lirohet nga uzurpimi

Drejtoria e Inspektorateve në Prizren, ka liruar hapësirën publike në rrugën “Qenë Qenaj” të Prizrenit.

“Pas zhvillimit të procedurave dhe konstatimit për uzurpim të pronës publike nga Sektori i Pronës në rrugën “Qenë Qenaj” të lagjes “Jeta e Re”, dje gjatë ditës ka intervenuar në këtë rrugë për të liruar hapësirat publike të uzurpuara”, thuhet në njoftimin e KK-së.

“Me rrënimin e mureve të ndërtuara në hapësirën publike, është mundësuar fillimi i punimeve për realizimin e projektit për ndërtimin e rrugës.

Asnjë koment

Comments are closed.