Rruga Thumanë-Kashar, ja sa pritet të jetë pagesa
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në Shqipëri ka bërë të ditur se sistemi i pagesës për rrugën Thumanë-Kashar do të nisë zyrtarisht në ditët në vazhdim.
Por, publiku do të njoftohet paraprakisht për datën dhe orarin e fillimit të pagesës.
“Deri në nisjen e këtij procesi, kompania do të kryejë në segmente të ndryshme kohore, testime të kufizuara të sistemit të pagesës, për të kolauduar sistemin dhe aftësinë përpunuese të stafit. Lidhur me orarin e këtyre testimeve publiku do të njoftohet 24 orë më përpara”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Pagesa për kalimin në këtë aks do të jetë 2.1 euro pa TVSH, ose ekuivalenca e saj në lekë sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, në datën e fillimit të operimit të sistemit të pagesës.