Rrugët e Suharekës shndërrohen në lumenj nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut
Përkundër që në disa qytete të Kosovës këto ditë ka qenë moti i nxehtë, në Suharekë po ndodh e kundërta.
Në Suharekë po mbretëron një moti ligë e me shi të rrëmbyeshëm, shkruan Indeksonline.
Shiu i rrëmbyeshëm i ka shndërruar rrugët e qytetit në lumenj. Për shkak të kësaj qarkullimi me vetura është bërë më i vështirë.
Sipas parashikimeve të meteorologëve, moti në Suharekë deri në ditën e enjte do të jetë me shi.
Fundjava pritet të jetë e nxehtë.