24-11-2024

Rudina Magjistari përlotet në studio nga dhurata e Mias

Nuk ndodh që Rudina Magjistarit t’i dalë nga skenari programi, qoftë edhe një pjesë e vogël e tij si ajo e djeshmja.

Por ja që ndonjëherë, stafi i bën gati edhe të tilla rrengje, madje aq emocionuese saqë e kanë bërë Rudinën të qajë: “Ja kur erdhi kjo ditë dhe të pashë nga afër duke qarë…”, – i tha me humor kolegu dhe miku i saj Enkel Demi.Magjistari

Me një panel të ftuarish për të folur për mirënjohjen dhe vlerat e saj, Rudina Magjistari u kishte përgatitur atyre edhe nga mesazh surprizë; inxhinieres së ndërtimit Luljeta Bozo, shkrimtares Diana Çuli, gazetarit Enkel Demi, moderatorit Bledi Strakosha, si edhe gazetares Saranda Hoda.

Por nuk e dinte se ata ishin në dijeni të surprizës që bashkëshorti dhe vajza e saj Mia kishin përgatitur për të.

Në fund të bisedës, në studio për Rudinën erdhi një buqetë me lule dhe një luledielli e shoqëruar me një zarf të vogël që mbante një mesazh të madh. Pasi Bledi ia dorëzoi dhuratën, Rudina, e surprizuar nuk mundi t’i mbajë lotët. Kuptoi që të gjithë ishin në dijeni të kësaj surprize nga njerëzit e saj më të dashur.

“Gjithçka mund të kisha menduar sot, por jo këtë… Si asnjëherë tjetër në jetën time. Ju falënderoj shumë…” – tha ajo dhe mes lotësh nisi të hapë zarfin e vogëlushes: “Mami, të dua”, shkruhej nga duart e Mias, meqë ajo tani ka nisur të shkruajë.

Asnjë koment

Comments are closed.