Ruiz pranon se Joshua ishte më i mirë, kërkon ndeshjen e tretë
Andy Ruiz Jr e ka pranuar se Anthony Joshua ishte më i mirë në rimeçin që u zhvillua sonte, mirëpo kërkoi të ketë një rimeç të tretë mes këtyre të dyve.
Gjashtë muaj pas meçit që e tronditi botën e boksit, Anthony Joshua i është hakmarrë Andy Ruiz Jr, duke i rifituar titujt e tij të kampionit botëror në kategorinë e peshave të rënda në boks – WBO, WBA edhe IBF, shkruan Talkssports përcjellë Klan Kosova.
“Ishte nata e tij. Unë s’u përgatita ashtu siç duhet. Ai fitoi, boksoi më mirë sesa unë. Por, nëse e bëjmë një meç të tretë, unë premtoj se do ta arrij formën time më të mirë, se do të jem në maksimumin tim”, ka thënë Ruiz.
“Unë mendoja se do të ndihesha më mirë, mendoja se do të ndihesha më i fortë”.
“Por, për meçin tjetër do të përgatitem më mirë dhe do të jem më i fortë”.
“Nuk dua të arsyetohem tani, Joshua ishte shumë i mirë. Dua ta falënderoj Zotin dhe të gjithë tifozët këtu. Kush dëshiron ta shikojë një meç të tretë mes neve dyve?”, shtoi ai.