19-05-2024

Rusia tërhiqet, Ukraina mbrohet nga SHBA-të, Anglia dhe Turqia: “Financial Times” zbardh planin e paqes

Nga Financial Times

Ukraina dhe Rusia kanë bërë përparim të rëndësishëm në një plan 15-pikësh të paqes, duke përfshirë një armëpushim dhe tërheqje ruse, nëse Kievi deklaron neutralitet dhe pranon kufizime për forcat e armatosura, sipas burimeve nga tre persona të përfshirë në negociata.

Marrëveshja e propozuar, të cilën negociatorët ukrainas dhe rusë e diskutuan plotësisht për herë të parë të hënën, do të përfshinte heqjen dorë nga ambiciet e Kievit për t’u bashkuar me NATO-n dhe premtimin për të mos strehuar baza ushtarake të huaja ose armatime në këmbim të mbrojtjes nga aleatët si SHBA, Britania e Madhe dhe Turqia, thanë burimet.

Natyra e garancive perëndimore për sigurinë e Ukrainës – dhe pranueshmëria e tyre për Moskën – mund të rezultojë ende si një pengesë e madhe për çdo marrëveshje, siç mund të ishte statusi i territoreve ukrainase të pushtuara nga Rusia në 2014. Një marrëveshje e vitit 1994 për heqjen e armëve bërthamore të Ukrinës dhe mbështeti sigurinë e vendit dështoi për të parandaluar agresionin rus kundër fqinjit të saj, raporton abcnews.al.

Edhe pse Moska dhe Kievi thanë të mërkurën se kishin bërë përparime në drejtim të një marrëveshjeje, zyrtarët ukrainas mbeten skeptikë, pasi sipas ty Presidenti rus Vladimir Putin nuk është plotësisht i përkushtuar ndaj paqes duke synuar në fakt blerjen e kohës dhe riorganizimin e ofensivës që ka ngecur këto ditë.

Mykhailo Podolyak, një këshilltar i lartë i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, i tha Financial Times se çdo marrëveshje do të përfshinte “tërheqjen e trupave ruse nga territori ukrainas” i kapur që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt – përkatësisht rajonet jugore përgjatë detit Azov dhe Detit të Zi, si dhe territori në lindje dhe në veri të Kievit.

Ukraina do të mbajë forcat e saj të armatosura, por do të jetë e detyruar të qëndrojë jashtë aleancave ushtarake si NATO dhe mos lejojë vendosjen e mbazave të huaja në vend. /abcnews/ GazetaePrizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.