Sa i pasur është Anton Quni?
Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, ka bërë deklarimin e pasurisë për Agjencionin Kundër Korrupsionit (AKK).
Ministri Quni, në pronësi të përbashkët ka deklaruar një shtëpi prej 240 m2, të blerë në vitin 2009, në vlerë 200,000.00 euro.
Lexo Edhe:
“Pazare të neveritshme në Kuvend”, për çka e ka fjalën deputetja e VV’së?

Në pronësi të përbashkët ai ka deklaruar edhe një banesë në vlerë prej 160,000.00 euro e cila posedon 160.00 m2, derisa si trashëgimi ka oborr në vlerë 12,000.00 euro.
Një makinë e ka deklaruar në emër të bashkëshortes, e cila është blerë në vitin 2019.

Tutje, Quni ka deklaruar edhe paratë e mbajtura në institucionet financiare.