22-11-2024

Sa ka gjasa, që sonte Prizreni të bëhet me dy skuadra në Superligë?

Sonte nga ora 19:15 minuta, në Palestrën e Sporteve në Prizren, zhvillohet ndeshja e dytë e Play out-it ndërmjet KB “ Kalaja” nga Prizreni dhe KB “ Borea” nga Peja.  Prizrenasit në ndeshjen e parë të zhvilluar në Pejë, të dielën, pas një loje bravuroze,  ia kanë dalë të korrin fitore me 9 pikë kosh dallim  93:84 ndaj skuadrës pejane, e cila po lufton për të siguruar mbijetesën në elitën e basketbollit kosovar.

Kjo fitore e madhe në Pejë tani e favorizon më tepër skuadrën prizrenase, e cila ka mundur fare lehtë që të sigurojë inkuadrimin në elitë po të ishte më e suksesshme se skuadra KB “ Lipjani”, ku pas dy ndeshjeve të zhvilluara, nuancat kishin vendosur në favor të lipjanasve.

Në taborrin prizrenas e cila përbëhet kryesisht prej djelmoshave prizrenas si : Qendrim Ajazaj, Somel Shaqiri, Edmond Kryeziu, Ujkan Karanezi etj, të ndihmuar nga amerikani i vetëm , Xavier Neëson, e të drejtuar me mjaft sukses nga trajneri, Arbnor Rifati, është një mobilizim maksimal para kësaj sfide vendimtare, përkundër faktit që skuadra ka shënuar fitore në takimin e parë në Pejë.

Drejtuesit, stafi dhe të gjithë lojtarët e KB “ Kalaja”, ftojnë tifozët dhe bashkëqytetarët që sonte të mbushin Sallën e Sporteve në Prizren, për të përkrahur skuadrën drejt arritjes së objektivit final, inkuadrimit në Superligë./tvprizreni/

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.