17-05-2024

Haskuka kërkon vetëdijesim qytetar për mirëmbajtjen e Prevallës

Mjedise të Prevallës piktoreske janë pastruar nga mbeturinat e shumta, që një ditë më parë,  lanë pushuesit, të cilët qëndraun atje për 1 Maji. Këtë e ka njoftuar kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Shkaku i bukurive natyrore dhe ambientit të përshtatshëm për pushim, Prevalla është një prej zonave më të frekuentuara dhe më të preferuara të turizmit malor.

Por, bukuritë e saja natyrore kanë mbetur nën hije pas festës së “1 Majit”, për shkak të mbeturinave të shumta të hedhura anembanë nga vizitorë të papërgjegjshëm, të cilët e kishin zgjedhur Prevallën për ta kremtuar këtë festë.

Haskuka ka shkruar në faqen e tij të “Facebook” se kompania rajonale e pastrimit “Ekoregjioni” tashmë e ka bërë punën e saj duke e pastruar këtë zonë dhe duke ia kthyer bukurinë Prevallës. “Megjithatë problemi vazhdon të qëndrojë, për shkak të mungesës së vetëdijësimit qytetar për ruajtjen e ambientit dhe për këtë na duhet një angazhim i përbashkët që ta përmirësojmë këtë gjendje”, ka thënë ai.

Asnjë koment

Comments are closed.