09-05-2024

Për 5 vjet të themelimit, OJQ ” Solidariteti i Grave të Kosovës” tubon 700 anëtare

OJQ ” Solidariteti i Grave të Kosovës” në Prizren, ka shënuar 5-vjetorin e themelimit, në të cilin përveç anëtareve të saj, mbrëmë ishin të pranishëm edhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme .

Drejtoresha dhe themeluesja e kësaj organizate, Majda Shabani, ishte e lumtur që përkundër sfidave të shumta, shoqata ka arritur që për një periudhë të shkurtër të tubojë rreth vetes rreth 700 anëtare. “Falë përkushtimit tonë dhe mbështetjes nga qeveria turke, kemi gra të kategorive të ndryshme shoqërore, ndërsa përkundër sfidave me të cilat përballemi, kemi treguar vullnet për t’u ballafaquar me të gjitha problemet që na preokupojnë”, ka thënë ajo.

Njëra nga përgjegjëset e kësaj shoqate, Afërdita Saramati, tha se anëtaret e kësaj shoqate në forma të ndryshme e ndihmojnë njëra tjetrën, duke treguar solidaritet të lartë për nevojat që ato kanë jo vetëm si individe.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Drita Millaku, ish ministrja, Edita Tahiri, ministri Mahir Jagxhillar, drejtori i financave në Prizren, Ertan Simitçi, vlerësuan lartë funksionimin e kësaj shoqate, e cila sipas tyre duhet të luaj një rol të rëndësishëm në fuqizimin e rolit të gruas në shoqërinë tonë./tvprizreni/

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.