27-04-2024

Shënohet 19-vjetori i rënies së dëshmorëve Fetah Gega dhe Xhavit Bajraktari

Familjarë, bashkëluftëtarë dhe përfaqësues të institucioneve,  në shënimin e 19-vjetorit të rënies së dëshmorëve Fetah Gega dhe Xhavit Bajraktari vlerësuan sakrificën e dëshmorëve, duke i cilësuar si gurthemel i shtetit të Kosovës.

Përfaqësues të organizatave të dala nga lufta, si dhe delegacione të tjera bënë homazhe dhe vendosën kurora lulesh te vendi i rënies së tyre. Në mesin e tyre ishte edhe kryetari i Komunës së Suharekës  Bali Muharremaj.

Ai me këtë rast ka thënë se për të folur për heronjtë dëshmorët duhet kohë  e gjatë. “Këta kanë sakrifikuar çdo gjë, prandaj ne duhet pasuar respekt për familjet e tyre dhe për shokët tanë të rënë. Për mua dëshmorët janë gurthemel i shtetit të pavarur dhe të lirë dhe demokracisë”, ka thënë Muharremaj.

Asnjë koment

Comments are closed.