06-05-2024

Samanta Karavella tregon sa fiton në koncerte

Këngëtarja e njohur Samanta Karavella ka nxjerrë shumën që fiton nga kobncertet ku performon.

Ajo ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Treshat”, ku gjatë intervistës me moderatoren Bora Zemani, zbuloi detaje të reja si nga jeta private ashtu dhe ajo profesionale.

Mes të tjerash moderatorja e pyeti rreth shumës që fiton nga koncertet.

“Ky është një muhabet tjetër që e bëjmë në prapaskenë po kështu rrumbullak shkon rreth 200 mijë euro në vit”, është përgjigjur Samanta.

Më pas ajo ka shtuar se ishte thjesht një shaka dhe se profesioni i këngëtares nuk të pasuron. “Mbase në një të ardhme do bëhem biznesmene”, u shpreh këngëtarja.

Asnjë koment

Comments are closed.