26-11-2024

​SBAShK-u kundërshton vlerësimin e mësimdhënësve përmes testimit

 

Mësimdhënësja Florie Sejdiu në Gjimnazin Natyror “Sami Frashër” në Prishtinë, përkundër se tha është e gatshme t’i nënshtrohet një testim me shkrim, tha se vlerësimi me shkrim është kompleks dhe ka shumë pikëpyetje.

“Vlerësimi i performancës së mësimdhënësve duhet të bëhet përmes inspektoratit, duhet të bëhet në forma të tjera, shtrohet pyetja kush do e formulojë atë test, si do të rrjedhë testi, kush i bën pyetjet, cilët janë ata që do të na vlerësojnë neve… Vlerësimi i mësimdhënësve është kompleks dhe nuk mund të bëhet me një test… Me një test nuk mendoj që është vlerësim dhe të tregojë se cili profesor meriton të punojë dhe cili jo… Unë jam e gatshme të hyj në test, në performancë dhe inspektorat të vijnë në orë mësimore. Jo vetëm unë, por të gjithë mësimdhënësit”, tha ajo.

Sindikata që përfaqëson mësimdhënësit, SBAShK-ut, është kategorikisht kundër që mësimdhënësit të testohen me shkrim.

Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj, thotë se zgjidhja e vetme për të ngritur cilësinë në arsim është të forcohet divizioni i inspektorëve profesionalë të cilët do të shkonin në shkollë dhe do të monitoronin mësimdhënësit gjatë procesit mësimor.

Sipas tij, mësimdhënësit pranohen me konkurse të hapura dhe aty dëshmojnë se janë të aftë për punë.

“SBAShK-u është deklaruar para një kohe, madje për këtë është deklaruar edhe MAShT-i, se vlerësim me test të njohurive të mësimdhënësve nuk ka dhe nuk do të ketë. Ne kemi insistuar që të forcohet divizioni i inspektorëve profesional, të cilët do të shkonin në shkollë, në klasë dhe do ta monitoronin me punën që bënë mësimdhënësi në lëndën e tij gjatë procesit mësimor. Konsiderojmë që kjo është zgjidhje e vetme, ngase inspektorët profesional do të shihnin nga afër punën që bënë mësimdhënësi, do të shihnin edhe mangësitë eventuale, do t’i thuhej dhe këshillonte mësimdhënësin se si ti tejkaloj dobësitë eventuale që i ka pa qëllimin e tij, sepse ne mësimdhënësit mundohemi të punojmë por mundemi nganjëherë të gabojmë në ndonjë etapë të orës… Punëtorët e arsimit janë pranuar me konkurse për të punuar me nxënës e jo për t’u testuar, kjo diplomë e marr në universitetet publike dëshmon se ata janë testuar dhe përgatitur për tregun e punës”, përfundoi ai”, tha ai.

Drejtori ekzekutiv i Institutit EdGuard, Rinor Qehaja, ka deklaruar se arsimit i mungon cilësia.

Ai tha se vlerësimi i mësimdhënësve duhet të bëhet patjetër. Sipas tij, mos vlerësimi i mësimdhënësve është pasojë e neglizhencës dhe anashkalimit të institucioneve qeverisëse. /IO

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.