SBASHK-u kundërshton zëvendësimin e orëve, japin një tjetër zgjidhje
Zyrtari i SBASHK-ut, Zenun Nimani, ka deklaruar se me kontratën kolektive, orët që janë humbur gjatë grevës nuk do të zëvendësohen.
Nimani në një prononcim për RTV Dukagjinin ka treguar se SBASHK-u është duke e bërë një planifikim për orët e humbura dhe ka thënë se secili mësimdhënës ka mundësinë që të zbusë dëmin që është shkaktuar nga greva.
“Jemi duke bërë planifikimin që brenda orëve të rregullta, të fuzionohen njësitet mësimore ku ka mundësi në mënyrë që deri në fund të vitit të arrihet deri diku plan programi mësimor”. Ka thënë Nimani.
Ai gjithashtu ka thënë që zëvendësimi i orëve ka qenë një lëvizje që SBASHK-u e ka pritur që në momentin që nuk kanë dalë pagat për mësimdhënësit.
“Pra mundësia është ri planifikimi i orëve mësimore në mënyrë që njësitet e humbura mësimore të barten aty ku ka mundësi dhe të bëhen nga dy, apo gjatë përsëritjeve”. Ka thënë Nimani.
Zyrtari i SBASHK-ut nuk e ka përjashtuar mundësinë që mësimdhënësit të mbeten pa pagat e muajit shtator.
“Ligjin e bën Maliqi. Ligji është bërë si llastiku dhe kush do e interpreton siç ka dëshirë”.
Nimani ka treguar që këshilltarët e SBASHK janë mbledur dhe janë kundër zëvendësimit të orëve.