20-04-2024

Vdes një person që pasi e zuri ashensori

Një ngjarje e rëndë të ndodhur pasditen e sotme në Pejë, ku një person gjeti vdekjen si pasojë e rënies së ashensorit.

Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se viktima është Deli Leka, ish komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Ali Pashë Tepelena”, afër gjimnazit.

IndeksOnline ka kontaktuar me zyrtarin për informim në Policinë Rajonale të Pejës, Driton Rugova i cili ka thënë se njësitet përkatëse janë duke hetuar rastin.

“Sot rreth orës 15:00, Policia është informuar se në rrugen “Ali Pashë Tepelena” në Pejë, ka ndodhur një incident në ashensorin e një banese kolektive shumë katëshe. Njësitet Policore menjëherë iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes, gjithashtu edhe ekipi mjekësor te cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull 54-vjeçar”, ka thënë Rrugova.

Ai tha se në vendngjarje gjithashtu ka dalë edhe Prokurori i shtetit i cili pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion, ndërsa rasti cilësohet “Hetim i vdekjes”./IndeksOnline/

Asnjë koment

Comments are closed.