19-06-2024

“Schumacheri kosovar”, kapet nga Policia duke drejtuar veturën me shpejtësi 231 km/h në zonën 120

Është gjobitur një shofer me 500 euro, pesë pikë negative dhe gjashtë muaj ndalim drejtimi të mjetit, për arsye se në zonën ku kufizimi i shpejtësisë 120 km/h ai ngiste me shpejtësi 231 km/h.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një postimi në Facebook.

“Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 120 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 231 km/h, i njëjti është gjobitur 500 €, 5 pikë negative dhe 6 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, thuhet në njoftim.

Asnjë koment

Comments are closed.