23-11-2024

Së shpejti filmi i parë për ilirët

Një lajm i mirë ka ardhë nga kinematografia. Së shpejti nis filmi i parë për ilirët, koproduksion mes Kroacisë, Sllovenisë, Italisë dhe Kosovës

Aktori kosovar Fatmir Spahiu përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se produksioni “BUKA” do të jetë pjesë e projektet filmik “Illyricvm”, shkruan lajmi.net.

Xhirimet e filmit planifikohet të fillojnë vitin e ardhshëm në Kroaci, ndërsa producente e tij është Ankica Tilic.

Filmi në skenarin e Simon Bogojevic Narath është koproduksion në mes të Kroacisë, Sllovenisë, Italisë dhe Kosovës.

“Kam knaqesi me ju njoftu se BUKA do te jete pjese e projektit filmik “Illyricvm” qe do te xhirohet vitin e ardheshem ne Kroaci. Producentja e filmit eshte zonja Ankica Tilic, nje emer i madh i kinematografise europiane kurse regjisor dhe skenarist eshte Simon Bogojevic Narath

Falemnderoj jurine e QKK per votimin e keti projekti i cili do te jete koproduksion ne mes te Kroacise, Sllovenise, Italise dhe Kosoves. Uroj qe te na bashkangjitet edhe Shqiperia./rtk/

 

Asnjë koment

Comments are closed.