01-05-2024

Sekuestrohen armë dhe gjësende të palejuara në Suharekë

Sektori i hetimeve në Stacionin Policor në Suharekë, pas pranimit të një informacioni se në tregun e gjelbër janë duke u shitur pajisje dhe gjësende të palejuara, gjatë një aktiviteti të realizuar së bashku me inspektorët komunalë dhe me njoftimin e prokurorit kujdestar, ka gjetur dhe ka sekuestruar disa armë të ndryshme.

Policia njofton se ka sekuestruar si mëposhtë:

5 shufra të metalit,

6 elektroshokë,

14 pako municion të pushkëve ajrore,

1 dylbi (të armës së zjarrit),

47 thika

16 boksa të metalit

6 pajisje për mirëmbajtje të armëve,

4 këllëf për shufër,

27 këllëf të armës,

7 këllëf për municion të pushkës së gjuetisë.

“I dyshuari F. H. i lindur në vitin 1983, i cili ishte në posedim të këtyre pajisjeve, është proceduar në mënyrë të rregullt sipas urdhrit të prokurorit dhe me rastin po merren hetimet e Stacionit Policor në Suharekë”, thuhet në raportin e PK-së.

Asnjë koment

Comments are closed.