12-12-2024

Sekuestrohen mbi 700 euro të falsifikuara – detajet

Disa banka private në Prishtinë kanë raportuar se kanë deponuar në Bankën Qendrore një sasi prej 711 eurosh, kryesisht monedha nga 1 dhe 2 €, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Autoritetet e Bankës Qendrore kanë sekuestruar monedhat dhe kanë njoftuar policinë për rastin.

Hetimet janë duke u zhvilluar.

Asnjë koment

Comments are closed.