Selmanaj: Kosova përball sfidave, por edhe me mundësi zhvillimi
Kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, përmes një postimi në “Facebook”, reagoi lidhur me situatën aktuale politike në vend, duke theksuar se rruga përpara nuk është e lehtë, por kërkon punë, përkushtim dhe besim.

“Çdo hap që hedhim sot është një investim për të ardhmen e shtetit tonë. Rruga vazhdon dhe ne duhet të jemi aty ku qytetarët na kërkojnë”, ka shkruar tutje ai.


