Selmanaj: Në Prizren 3 mijë e 400 kërkesa për certifikatë, për të aplikuar për viz
Me këtë rast, deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka thënë se njerëzit janë në rrezik për mbijetesë.
Sipas tij, në fshatin nga i cili vjen, Mushtishti, 250 shtëpi janë mbyllur pasi që banorët kanë ikur nga aty.
“Kurse vetëm në Prizren janë 3 mijë e 400 kërkesa për certifikatë të hetimeve, që kryesisht i duhet qytetarëve për të aplikuar për vizë”.
“Ndër shqetësimet serioze është ikja e të rinjve nga vendi i punës. Unë po e marr shembull në Mushtisht 250 shtëpi janë mbyllur dhe asnjë person nuk jeton aty. Vetëm në Prizren janë 3 mijë e 400 kërkesa për certifikatë që nuk janë nën hetime. As LDK-së as VV-së dhe as PDS-në nuk i duhet Kosova pa njerëz. T’i heqim festimet kah 500 mijë euro për pavarësi e t’i heqim projektet për autostrada, për njerëz që po ikin ? Përtej qasjes populiste ne duhet t’i mbrojmë njerëzit tonë”, tha ai. /Lajmi.net/