23-11-2024

Selmanaj nuk shkon në seancën e Kuvendit të Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar që do ta pengojnë zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj që të marrë pjesë në seancë plenare.

Por, Selmanaj nuk është paraqitur ende në sallën e Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Nga Vetëvendosje nuk kanë treguar saktë se me çfarë metode do të mundohen ta ndalojnë hyrjen e Selmanajt.

Kuvendi i Kosovës është mbledhur për të provuar edhe njëherë votimin e disa projektligjeve, rezolutave dhe shqyrtimin e shumë raporteve të mbetura nga seancat e kaluara si pasojë e mungesës së kuorumit

Asnjë koment

Comments are closed.