24-04-2024

Selmanaj: Qasja e Vjosa Osmanit ka qenë e dëmshme

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka deklaruar se qasja e Vjosa Osmanit pas formimit të koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, fatkeqësisht ka qenë e dëmshme.

“Pse ajo e ka bërë mund ta pyesni vet atë por në zgjedhje meqë kemi pas kandidaten e parë femër në Kosovë, unë kam kërkuar vota për shkak se ajo ka qenë prirëse e listës së LDK-së”, tha Selmanaj.

Ai ka thënë se presin që presidenti Hashim Thaçi do të bëjë lëvizje shpejt dhe pastaj edhe LDK do ta jap shpejt emrin për kryeministër, për të cilin deri tash nuk është diskutuar në LDK.

Asnjë koment

Comments are closed.