Selmani: Ishte një ëndërr e bërë realitet! Jam gjithmonë i gatshëm të…
Kombëtarja shqiptare nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola me Uellsin, por ajo çka ra në sy ishte forma e mirë e portierit Gentian Selmani i cili ditën e sotme debutoi për herë të parë me fanellën kuqezi.
Në minutën e 73-të, Selmani u bë protagonist duke ndaluar mjaft mirë në dy kohë një gjuajtje nga distanca të futbollistit të Uellsit, Uillimas.
Ndërkohë vetë trajneri i Kombëtares, Edi Reja u shpreh mbaj ndeshjes se me Selmanin kishin gjetur një lojtar të ri që do të shërbente për të ardhmen.
Postimi i Gentian Selmanit
Jam i lumtur dhe krenar per debutimin tim me ekipin kombetar,kam qen dhe do jem gjithmon i gatshem sa here qe tme jepet mundesia. Ishte nje enderr e ber realitet. Pergezoj ekipin per paraqitjen dhe shpresoj te vazhdojm me ndeshje te mira qe te rivalizojme denjesisht ne eliminatoret e boterorit.
#kuqezi?⚫️???