20-05-2024

Serwer: BE është shndërruar në kundërshtare de-facto të sovranitetit të Kosovës

Njohësi i zhvillimeve politike dhe profesori amerikan, Daniel Serwer, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së zëdhënësit të BE-se, Peter Stano, pasi ky i fundit, teksa ka folur për masat ndaj Kosovës, ka thënë se BE-ja ende s’ka parë veprime nga Kosova që çojnë në de-eskalim të plotë.

Serwer në përgjigje të kësaj ka thënë se “BE-ja është bërë një kundërshtar de-facto i sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës”.

“Ajo [BE] dëshiron të kufizojë dislokimet e policisë në përgjigje të një kërcënimi të qartë dhe aktual, si dhe të krijojë një strukturë të veçantë qeverisëse për popullatën serbe, të paktën në veri”, ka shkruar Serwer./IO

Asnjë koment

Comments are closed.