26-04-2024

Serbët e “kryqëzuan” për shqiponjën, reagon për herë të parë Gjon’s Tears

Gjon Muharremaj, i njohur me emrin e artit Gjon’s Tears shkëlqeu në Eurovision me zërin e tij mahnitës. Këngëtari me origjinë shqiptare arriti të renditej në vendin e tretë, pas Italisë dhe Francës. Krahas performancës mbresëlënëse të tij, një detaj që u komentua shumë ishte dhe simboli i shqiponjës dykrenare që bëri gjatë votimit.

Në shenjë falenderimi, Gjoni bëri simbolin pasi Shqipëria e vlerësoi me pikët maksimale për interpretimin e tij. Po kjo nuk është pritur mirë nga serbët, pasi mediat vendase e cilësuan si një provokim dhe skandal. Lidhur me këtë ka reaguar vetë këngëtari, ku gjatë një interviste për mediat e huaja është shprehur se gjesti i tij nuk ka patur me qëllimin provokimin e tyre.

“Shqiptarët gjithmonë më kanë mbështetur dhe janë krenarë për mua. Ishte një gjest për të thënë faleminderit. Është një traditë shqiptare.”, tha Gjoni duke shtuar më tej: “Nëse dikujt nuk i pëlqen kjo, nuk është problemi im. Por më trishton paksa që media të caktuara duan ta shndërrojnë atë në një skandal. Unë jam një këngëtar, jo një person politik dhe nuk kam asnjë problem as me Serbinë”.

Asnjë koment

Comments are closed.