Serbët si duan, por në Kroaci e nderojnë furrtarin shqiptar nga Prizreni
Derisa në Serbi nuk e duan bukën nga furra e shqiptarit në Kroaci furrëtari Azgan Qenaj e nderojnë me çmimin “Krenaria e Kroacisë”, transmeton Gazeta Metro.
Azgan Kenaj mban dyqanin e tij në një lagjen Tresnjevka të Zagrebit dhe me çka është i njohur ky shqiptar në mbarë Kroacinë është bamirësia dhe mikpritësia e tij. Ka raste kur është dënuar nga inspekcionet për shkak se tërë bukën e pashitur ju shpërndante të varfërve. Për këtë ju edhe njihet si “Shpirti i mirë” në lagjen e tij dhe tërë qytetin.
Azgan Qenaj kishte deklaruar se “për zotin nuk mund ta fus me një qese e ta hedh bukën e pashitur tek mbeturinat, kjo do të më dhimbte më së shumti”. Prindërit e kanë mësuar Azgan Kenajn që është mëkat të husdhet buka dhe këtij mësimi i mbahet verbërisht. Kësaj i mbahet verbërisht, “Kur km parë që rreth meje ka që vuajnë urie, s’kam menduar, ndava me ta atë që në qytetin e tyre dhe timin kam prodhuar, bukën”.