24-11-2024

Serbia merr vendim për dasmat në verë, ja nga cila datë do të lejohen

Serbia ka marrë vendim që të lejojë hapjen e restoranteve për dasma dhe organizimin e të gjitha ahengjeve në ambiente të mbyllura. Vendimi hyn në huqi nga data 15 qershor i këtij viti

Por, ky vendim do të përcillet me disa masa të reja të cilat ende nuk janë aprovuar. Pritet që dasma dhe ahengjet mos të lejohen me më shumë se 150 persona.

Të gjithë punëtorët do të jenë të detyruar të shërbejnë me maska mbrojtëse dhe dorëze. Po ashtu, organizatorët e dasmës do të jenë të detyruar të mbajnë distancën e përcaktuar.

Para secilës dasmë, pronarët e restoranteve do të jenë të detyruar të dezinfektojnë sallën e tyre. Masat e vendosura nga Qeveria e Serbisë pritet të vlejnë për tërë verën./EP

Asnjë koment

Comments are closed.