05-08-2020

36 lëmoshkërkues largohen nga Prizreni për në Shqipëri

Stacioni policor ne Prizren, pas një realizimi të planit operativ për identifikimin dhe parandalimin e personave të cilët bredhin rrugëve të Prizrenit duke kërkuar lëmoshë, sot ka ndaluar gjithsej 36 persona të moshave të ndryshme duke përfshirë burra, gra dhe fëmijë të komunitetit romë nga Republika e Shqipërisë të cilët janë hasur duke kërkuar lëmoshë në qytetin e Prizrenit, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Zëdhënësi rajonali i Policisë në Prizren, Shaban Osmanolli ka njoftuar se në këtë operacion policia e Prizrenit është asistuar nga njësiti për migrim dhe të huaj në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare “Perëndimi” në Gjakovë dhe personat e gjetur duke kërkuar lëmoshë janë identifikuar dhe të njëjtit janë depërtuar në Republikën e Shqipërisë të cilët janë pranuar nga autoritetet e Shtetit Shqiptarë.

  • Sipas tij, Policia do të veprojë edhe në ditët në vijim në mënyrë që lëmosh kërkuesit të largohen nga rruga, e sidomos në këtë kohë kur po përballemi me rrezikun e virusit Covid19, por e kemi parasysh së në këtë muaj i cili korrespondon edhe me muajin e madhërishëm të Ramazanit, duke parë solidaritetin e qytetarëve njëherit apelojmë që qytetarët të mos i joshin më dhënien e parave në rrugë këtyre kategorive pasi të njëjtit mund të jenë edhe viktima të trafikimit, por të njëjtit ndihmat apo solidaritetin ta adresojnë përmes mekanizmave përkatës e legjitim si të kuvendit komunal, kryqi i kuq, bashkësitë fetare apo organizatat humanitarë të legalizuara. /GazetaePrizrenit.net

    Asnjë koment

    Comments are closed.