Serbia po “vdes”
Sipas Bankës Botërore, popullsia e Serbisë me më pak se 7 milion banorë parashikohet të bjerë në 5.8 milion deri në vitin 2050. Kjo do të përfaqësonte një rënie prej 25% që nga 1990.
Qeveria serbe thotë se vendi i tyre po humbet në mënyrë efektive çdo qytet dhe çdo 18 komuna kanë më pak se 10,000 njerëz: “Ne jemi 103 njerëz më pak çdo ditë.”
Ndryshimet e popullsisë janë një fakt në të gjithë Evropën, por problemi është më i theksuar në Europën Qendrore dhe Lindore, ku nivelet e ulëta të lindshmërisë kombinohen me nivele të larta të emigracionit gjë që sjellë zvogëlimin e popullsisë.
Efektet ekonomike që godasin një vend që përpiqet të anëtarësohet në Bashkimin Europian janë të dukshme dhe humbjet arrijnë në miliarda dollarë për një kohë të shkurtër.
Në një periudhë më të gjatë, ka edhe kosto që lidhen me faktin se popullata më e vogël në moshë pune do të duhet të kontribuojë më shumë për të mbështetur radhët e atyre të moshës së pensionit.
Qeveria e Serbisë është përpjekur të ndalojë prirjen, duke ofruar përfitime financiare për çiftet që kanë shumë ,gjithashtu qeveria ka ofruar ndihmë për familjet në zonat rurale ose mbështetje për bizneset në fshatra.
Nuk është vetëm Serbia që ka këtë shqetësim, Kroacia gjithashtu ka vendosur si prioritet çështjen e emigracionit pasi më shumë se 15 % e 4.2 milion banorëve jetojnë dhe punojnë jashtë vendit. Bullgaria dhe Ukraina janë dy vende që gjithashtu po përballen me rënien e popullsisë