19-04-2024

Banorët e Pastaselës së Rahovecit protestojnë para komunës

Banorë të fshatit Pastasel të Rahovecit, kanë dalë për të protestuar para objektit të komunës në këtë qytet.
Pakënaqësia e tyre ka të bëjë me mungesën e infrastrukturës elementare si: mungesa e ujit, mosrregullimi i rrugëve në fshat, mungesa e sistemit të kanalizimit, etj.

Sipas tyre ata vazhdimisht kanë marrë premtime për investime në fshatin e tyre por ato kanë mbetur vetëm fjalë boshe të fushatave elektorale.

Ndërsa banorët thonë se nuk do të ndalen së protestuari deri në plotësimin e kërkesave të tyre qe sipas tyre janë kërkesa elementare.

Asnjë koment

Comments are closed.