24-11-2024

Sërish kërkohet nga kryetari Haskuka t’i shkarkojë drejtorët me aktakuza

Në bazë të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, kryetari i Komunës zbaton përgjegjësitë për emërimin e shkarkimin e nënkryetarit, sikurse edhe të drejtorëve komunalë.

Gjithashtu është e drejtë e subjekteve politike që të lidhin marrëveshje politike për bashkëqeverisje dhe t’i shkëpusin ato në bazë të vullnetit të tyre.

Por EC Ma Ndryshe nëpërmejt një komunikate, konsideron se në kuadër të organizimit të punës dhe drejtimit të politikës së komunës, kryetari i Prizrenit duhet të reflektojë edhe sa i përket përmbushjes së premtimit elektoral për qeverisje me duar të pastra.

“Deri më tani thirrjet e adresuara te Ekzekutivi i Prizrenit për shkarkimin e drejtorëve me aktakuza janë injoruar. Duke marrë parasysh mungesën e deritanishme të vullnetit individual të drejtorëve tjerë komunalë, të cilët kanë aktakuza për të reflektuar në dhënien e dorëheqjes nga pozita e drejtorit të drejtorisë komunale, EC Ma Ndryshe, përsërit kërkesën drejtuar Kryetarit të Komunës së Prizrenit për ndërmarrjen e veprimeve konkrete në shkarkimin e drejtorëve komunalë që dyshohen për shkelje të ligjit. EC-i përkujton se premtimet elektorale të Haskukës ishin në vendosjen e standardeve për rastet e tilla dhe ruajtjen e kredibilitetit institucional”, thuhet në komunikatë.

Asnjë koment

Comments are closed.