05-02-2025

“Sfilata” e Komunës së Prizrenit për më të mirët e vitit në kulturë e sport

Ditë më parë (me 20 dhjetor) DKRS-ja në Prizren shpalli më të mirët në lëmin e sportit.

Ajo që bie në sy për të keq është mos përfshirja e disa emrave në këtë listë ‘përzgjedhjesh’, që të bënë të dyshosh e pyesësh kush ishin ‘meritat’, me të cilën u vlerësuan disa laureatë ?

Në këtë mes s’do mend kishte dhe të merituar. Por, shumica e tyre kishin edhe ngatërrime me thirrjen adekuate-mirënjohjen, që le shumë për të dyshuar se kishte në fakt të merituar më shumë të tjerë, që nuk janë përfshirë.

Sylejman Shala, është nëjri nga trajnerët e njohur me vite. Madje, i vlerësuar si më i miri bashkë me klubin “Prizreni” nga Federata e Mundjes.

Ai nuk ishte askund. Pse ?!
Rezultatet e KB “Bashkimi” ( femrat ) s’mund t’i kontestojë askush. I merituar vlerësimi për të e trajnerin.

Tek punëtorët sportivë, Moni Përteshin askush s’mund ta kontestojë. Sukseset e klubit flasin vetë.
Por, në këtë kategori të vlerësimit, pati shkarje – shkelje. Në të kaluarën epiteti “Punëtori sportiv”, është dhënë vetëm për ata individë, që s’marrin pagë në klub dhe jo për llogaritarë, rrogëtarë apo administratorë ( që paguhen ). Kjo ndodhi këtë herë !!!

Kjo shpërfill mundin e vullnetarëve-punëtorëve të merituar sportiv.

DKRS-ja vite më parë ka pasur një rregullore me të cilën bëhej vlerësimi për klube dhe individ, si p.sh. pjesëmarrja-medalja në kampionat botëror, olimpiad, ballkanik, kombëtar,.. në bazë të secilës edhe gjendej çelësi për vlerësim.

Njëri nga kriteret që qartazi e ka përcaktuar se kush mund të jetë shpresë, u shpërfill edhe ky.

Ka pasur 11-vjeçar dhe 19-vjeçar që janë futur në një thes – në shpresa! Tmerr.

Pa hyrë dhe në detaje tjera, që gabime në vlerësim ka me bollëk, pasi që jemi edhe në kohë fushate, gjithë atyre që ishin në atë ‘sofër’, u themi: ’u bëftë mirë darka’ !

Parat, janë të popullit – taksapaguesve, vlerësimet e “ekspertëve”!

Gëzuar 2025!

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.