05-10-2024

Shaban Gogaj dënohet me 7 vjet e gjashtë muaj burgim për vrasjen e Agonis Tetajt

I akuzuari Shaban Gogaj, është dënuar më 7 vjet e gjashtë muaj burgim, për shkak të veprës penale vrasje nga pakujdesia dhe për armëmbajtje pa leje.
Ndërsa, Isuf Cacaj, është dënuar me 3 vjet burgim për veprën penale mbajtja në pronësi “armëmbajtje pa leje”.

Të akuzuarve iu llogaritet kohëzgjajtje e kaluar në burgim, përcjell IndeksOnline.

Rasti i vrasjes së Agonis Tetajt

Më 28 mars, departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës së Apelit, e ka kthyer në rigjykim rastin e Shaban Gogajt i cili nga Gjykata Themelore e Pejës ishte dënuar me vetëm 7 vjet e gjashtë muaj burgim për vrasjen e Agonis Tetajt.

Një vendim i tillë ka ardhur pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan.

“Anulohet aktgjykimi ndaj të akuzuarve Sh.G. dhe I.C., ndërsa çështja kthehet në rigjykim dhe rivendosje. Me aktvendimin e Gjykatës së Apelit të Departamentit për Krime të Rënda, është aprovuar ankesa e Prokurorisë Themelore në Gjilan-Departamenti për Krime të Rënda, ashtu që aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë është anuluar dhe çështja është i kthyer të njëjtës gjykatë në rigjykim dhe rivendosje”, thuhej në njoftimin e Apelit.

Apeli në këtë rast konsideron se Themelorja nuk i vlerësuar në masë të duhur të gjitha provat të cilat e karakterizojnë çështjen penale.

Më 14 tetor, Shaban Gogaj ishte dënuar me 7 vite e 6 muaj burgim për vrasjen nga pakujdesia të Agonis Tetaj, në shtator të vitit 2018 në Deçan.

Ky vendim ishte marrë nga Gjykata Themelore në Pejë.

Asnjë koment

Comments are closed.