24-11-2024

Shaqir Totaj akuza ndaj qeverisjes së Haskukës

Totaj në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se në përgjithësi procesi i zgjedhjeve të brendshme në PDK kanë shkuar mirë dhe pa diçka të jashtëzakonshme për t’u shënuar.

“Procesi i zgjedhjeve të brendshme brenda PDK-së pritet të përfundojë me 16 qershor kur edhe është Konventa e përgjithshme e PDK-së, ku unë personalisht pres që kryetari Veselit të konfirmohet. Pres që Dega e PDK-së më Prizren do të ketë një përfaqësim më dinjitoz në nivelin qendror edhe për shkak të peshës”.

Totaj ka thënë se këtë vit vështirë se mund të ketë zgjedhje të përgjithshme parlamentare në Kosovë, por sipas tij, situata në politikë asnjëherë nuk është e parashikueshme.

Kryetari i PDK-së në Prizren duke folur për publikimin e një skandali me fajde, ka thënë se pikërisht lufta e Veselit ndaj dukurive negative dikujt i ka penguar.

“Zoti Veseli është një lider që u paraprinë proceseve. Ai po jep mesazhe dhe po bën veprime në luftimin e dukurive negative, siç janë korrupsioni e nepotizmi. Rrjedhimisht personave që mund të mos u konvenojë kjo qasje e zotit Veseli godasin me goditje të ulëta”, tha Shaqir Totaj.

Ish-kandidati për kryetar të Prizrenit ka hedhur akuza të ashpra në drejtim të koalicionit qeverisës të Prizrenit.

Ai ka thënë se ka disa shembuj që kjo udhëheqje e ka dëmtuar sportin e kulturën.

“Prizreni shquhet si qytet i traditës, kulturës, artit e sportit. Festivali ‘Zambaku i Prizrenit’ që konsiderohet si festival i këngës qytetare që ka qenë vlerë për gjithë Kosovën, këtë vit nuk është mbajtur. Artistët a Teatrit te Prizrenit janë pesë muaj pa paga. Klubi futbollistik Liria ka rënë në një rang më të ulët të garave. Klubi basketbollistik Bashkimi që ka qenë kampion, është në mes të tabelës”.

Totaj ka thënë se një refer i futbollit është emëruar drejtor i Drejtorisë së Arsimin, pa asnjë përvojë në menaxhim. /Telegrafi/

Asnjë koment

Comments are closed.