24-11-2024

Shaqir Totaj i emëroi drejtorët komunal të Prizrenit

Kryetari, Shaqir Totaj sot ka emëruar drejtorët e drejtorive me të cilët do të bashkëqeverisë Komunën e Prizrenit.

Nga ajo që shihet del se kanë qenë të sakta paralajmërimet një ditë më parë nga portali “Gazeta e Prizrenit”.

Nga gjithsej 13 drejtori, Totaj emëroi 11, ndërsa për dy drejtoritë tjera drejtorët do të emërohen në ditët në vazhdim.

Drejtorët e emëruar janë:

Drejtoria e Arsimit dhe Shkencës – Luljeta Veselaj Gutaj
Drejtoria e Shërbimeve Publike – Çelë Lamaj
Drejtoria e Administratës – Edin Shehu
Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor – Pranverim Berisha
Drejtoria e Kadastrës dhe Gjeodezisë – Senxhar Karamuço

Drejtoria e Shëndetësisë – Burbuqe Berisha
Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural – Bexhat Bytyqi
Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik – Lirija Bytyqi
Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – Adem Morina,
Drejtora e Punës dhe Mirëqenies Sociale – Vjollca Kabashi
Drejtoria e Emergjencës dhe Sigurisë – Ramize Shala.

Asnjë koment

Comments are closed.