18-01-2022

Shaqir Totaj: Imazhi i Kadri Veselit, garanci e fortë që proceset do përmbyllen me sukses

Në një tubim elektoral në Prizren ai ka ftuar bashkëvendasit e tij për të votuar kandidatin e tyre për Kryeministër, Kadri Veselin, pasi thotë se vendit nuk i duhet askush që do ta ndërtojë vendin me koktej molotovi.

”Me ardhjen e PDK-së në pushtet gjërat pozitive për qytetarët u bënë të mundshme, të prekshme, u realizuan. Imazhi i liderit tonë, kryeministrit në ardhje, Kadri Veseli, është garancioni më i fortë që proceset do të përmbyllen me sukses”.

”Ne e kemi një lider që ka forcë vendimmarrëse që ka guxim dhe kurajo. E nuk e kemi një lider që as brenda partisë së vet nuk ka vendimmarrje. E kemi pasur një kryeministër duke mos qenë mjaft fleksibil e ka izoluar Kosovën. Më se paku kemi nevojë për ata që tentojnë të ndërtojmë të ardhmen me koktej molotovi apo me keqqeverisje në Komunën e Prizrenit”.

”Nuk e kemi atë lluks që të ardhmen tonë të gjeneratave të reja t’ua besojmë njerëzve të tillë. Nuk ka asnjë forcë tjetër politike që na mund neve nëse ne organizohemi ashtu siç po ndodhë. Faktor tjetër shumë i rëndësishëm që garanton fitoren tonë është kualiteti i listës së kandidatëve që e garanton PDK-ja”.

”Është një kualitet gjithandej. Jemi në fazën finale të fushatës zyrtare dhe ajo që pritet të ndodhë është një sprint para finishit, për një fitore të fuqishme. Ne dimë, duam, mundemi dhe do të bëjmë me ndihmën tuaj siç erdhëm deri sot.  Ua uroj qysh nga tani fitoren dhe dalshim faqebardhë”, ka përfunduar Totaj, njofton Klan Kosova.

Asnjë koment

Comments are closed.