Shaqir Totaj: Komuna njëherë asfaltoi rrugën “Faredin Hoti” e pastaj me rrënime prishi asfaltin e ri (Video)
Kryetari i degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, nëpërmjet një video-postimi në faqen e tij në ‘facebook’ ka hedhur kritika ndaj pushtetit lokal për shkak të rrënimit të mureve në rrugën “Faredin Hoti” pas asfaltimit të saj, duke prishur asfaltin e sapo shtruar, në rrugën riparimi i të cilës kishte zgjatur dy vjet.
Postimi i plotë:
“Punimet nga axhami qeverisja e një kryetari turist në Prizren.
Në këtë video shihet gjendja, që ka mbetur pas rrënimit të disa mureve nga inspektorati, në rrugën “Faredin Hoti” në Prizren.
Absurdi është se riparimi i kësaj rruge, prej 1.100 metrash, ka zgjat 2 vjet ( sa gjysma e mandatit qeverisës të VV-së), dhe siç kam theksuar para disa ditësh, pasi që më në fund, në tetor banorët gëzohen meqenëse fillon shtrimi i asfaltit, një muaj më pas ndërhyn inspektorati i Komunës për t’i rrënuar disa mure-uzurpim, dhe për ta zgjeruar “fytin” e rrugës.
Pra, në vend që së pari të bëhej largimi i mureve e pastaj të shtrohej asfalti i ri, për ta mbyllur kapitullin e rrugës, riparimi i të cilës zgjati gati sa ndërtimi legjendar i Urës së Fshejtë), këtu ndodhi e kundërta.
Ky është NRYSHIMI me Vetëvendosjen në Prizren!!!
Besojmë që me mbylljen e mandatit të VV-së në Prizren, të mbyllet edhe riparimi legjendar i rrugës “Faredin Hoti”!”