27-04-2024

Shaqir Totaj merr përkrahje për balotazhin edhe nga një parti

Kandidati për kryetar te Prizrenit nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj, ka marrë përkrahje edhe nga Veton Berisha i Partisë Liberale Egjiptiane për balotazhin e 14 nëntorit.

Totaj u shpreh falënderues për mbështetjen e Berishës dhe besimin në programin e tij.

“Përkrahjen për balotazh e kam siguruar edhe nga Partia Liberale Egjiptiane, e cila u bë pjesë e vizionit për ndryshim që së bashku me qytetarët do të fitojë me 14 nëntor. Falënderoj kryetarin e PLE, Veton Berisha, për besimin në programin tonë dhe mbështetjen për të qeverisur mirë e përgjegjshëm në Prizren. Së bashku ndërtojmë Prizrenin e të gjithëve.” shkroi Totaj në një postim në Facebook.

Asnjë koment

Comments are closed.