23-11-2024

Shaqir Totaj i PDK-së del i pari në Prizren pa votat e subjekteve në koalicion të VV-së

Mbështetur në  votat e subjekteve bazë, përjashtuar votat e subjekteve në koalicion, kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës në Prizren, Shaqir Totaj ka marrë më shumë vota se sa kandidati i Vetëvendosjes, Mytaher Hasuka, që mban postin e kryetarit aktual të komunës, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Haskuka e Totaj do të përballen në balotazh, më 14 nëntor, kur edhe do të përcaktohet kryetari i ri.

Mbështetur në rezultatet e publikuara nga KQZ, nga numërimi i 97 % të votave, apo 214 vendvotimeve, del kjo gjendje sa i përket votave:

Haskuka – 23. 504  vota apo 40.43 %

Sh. Totaj -18. 078  vota apo 31. 10 %

Pra, nëse heqim koalicionet apo subjektet që nuk kanë pasur kandidatë për kryetarë nga komunitetet (boshnjake, turke dhe RAE), Totaj ka marrë 1.072 vota më shumë se Haskuka, raporton Gazeta e Prizrenit.

Në fakt, VV-ja ka pasur koalicion me partinë turke YENİLİKÇİ TÜRK HAREKET PARTİSİ – YTHP (të Ertan Simitçiut), pastaj partitë boshnjake VAKAT, SDU, si dhe partitë e komunitetit RAE: LPRK dhe PREBK.

Në total partitë e përmendura kanë marrë  6.498 vota. Besohet që këta votues, po ashtu kanë votuar për kryetar, kandidatin e LVV-së, Haskukën.

Ndërkaq, Partia NDS e Emilia Rexhepit ka garuar me kandidatin e saj për kryetar, Qemajl Smailin, i cili ka marrë 1.687 vota, përcjell “Gazeta e Prizrenit”.

Sipas partive të komuniteteve për Kuvendin Komunal, kjo është gjendja e votave:

Nëse i heqim këto vota, atëherë del se Haskuka i VV-së si i vetëm ka marrë  17.006 vota, apo 1.072 më pak se Totaj i PDK-së, që nuk kishte asnjë subjekt në koalicion.

Do theksuar se në garë kanë qenë edhe dy parti të minoriteteve, NAŠA INICIJATIVA – (NAŠA) që ka marrë 522 vota dhe JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA – JGP  me 250 vota. /GazetaePrizrenit.net

 

 

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.