Shaqir Totaj: Përvjetori për Masakrën në Tusus (keq) përdoret si tubim promovues i Vetëvendosjes

Kreu i opozitës në Prizren, Shaqir Totaj ka drejtuar kritika për siç ka thënë (keq) përdorimin e shënimit të përvjetorit të Maskrës në Tusus, si një tubim promovues partiak të Vetëvendosjes, që udhëheq  koalicionin  qeverisës komunal, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Në lagjen e Trimave (ish Tusus) nën patronatin e kryetarit të Komunës së Prizrenit, sot është mbajtur tubimi përkujtimor i 20-vjetorit të Masakrës.

Kryetar i PDK-së, Totaj ka thëvë se përveç dimensionit të masakrës, ky tubim u (keq)përdor si tubim promovues partiak i VV-së.

“Në mungese të kryetarit Haskuka, për shkak të mosrespektimit të aspektit institucional fare nuk iu dha fjala nënkryetarit të komunës së Prizrenit. Ky tubim nuk ka qene dashur të jetë i dizajnuar që liderët politik lokal apo qendrore të VV, të promovohen duke kërkuar gjykim për ata që kryen krime ndaj viktimave”, ka shkruar ai në profilin e tij në “facebook”.

Totaj ka shkruar se “Konstruktiviteti i tyre brenda Kuvendit rreth iniciativës për fillimit të procedurave për gjykimin e këtyre krimeve mendoj se kishte me qenë më i dobishëm”./GazetaePrizrenit.net/