05-01-2025

Shaqir Totaj po dëshmon se nuk ka “haber” për veprimtarët kombëtarë

Veprimtari kombëtar nga Prizreni, Faredin Tafallari ndërroi jetë para një jave, por Kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, vetëm pak më parë e publikoi një shkrim të shkurtër për të në “Facebook”, kur tashmë janë postuar disa shkrime nga bashkëveprimtarët e të ndjerit, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Totaj edhe kësaj radhe është ndër të fundit, që përkujton ata që kontribuuan në mënyra të shumëfishta për çështjen kombëtare.

Pothuajse shumica në Prizren e dinë që ndonëse vjen nga PDK, kryetari Totaj nuk ka njohuri për kontributin e shumicës së veprimtarëve, ndërsa dikush nga bashkëpunëtorët e ka përshkruar, jo vetëm si një person që nuk ka kurrfarë kontributi në vitet e 90-ta, por as që kishte përcjell lajme,  përjashtuar eventualisht ato nga sporti.

Përveç kësaj  që dihet për Totajn, del se ai po ashtu nuk i ka të informuar edhe bashkëpunëtorët për media, nëse i përfill këshillat e tyre.

Do theksuar se Totaj, në qershor nuk mori pjesë as në mbledhjen komemorative e në varrimin e patriotit, veprimtarit të hershëm të çështjes kombëtare, ish-të burgosurit politik dhe veteranit të UÇK-së, Naim Krasniqit në Prizren.

Ai po ashtu nuk ka marrë pjesë as në Akademinë Përkujtimore kushtuar Prof. Dr. Sabahujdin Cenës, që ka një veprimtari madhështore të komandantit të UÇK-së si dhe të profesorit universitar.

Dëshmia për shkrimet e publikuara para një jave për veprimtarin Tafallari.

Hap fotografinë

Lexo edhe:

Prizren: Kryetari Shaqir Totaj injoroi varrimin e patriotit e veteranit të njohur Naim Krasniqi

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.