23-04-2024

Shaqir Totaj takim me rininë në Prizren: Ndryshimi po vjen për ju!

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga PDK-ja, Shaqir Totaj, ka mbajtur sonte një takim me rininë e Prizrenit.

Afër 500 të rinjve, Totaj iu premtoi se politikat e tij do të kenë në qendër rininë dhe investimet për ta.

“Me këtë rini si ju sonte këtu, ndryshimi është i sigurt për Prizrenin. Bashkë do të bëjmë gjëra shumë të mira. Ju premtoj se gjatë qeverisjes time rinia do të jetë prioritet. Do të angazhohem ditë dhe natë që ju të keni kushte më të mira për të jetuar e mundësi më të shumta për t’u zhvilluar”.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka falënderuar numrin e madh të të rinjve që kanë dalë për të mbështetur Shaqir Totajn.

Ai ka thënë se Totaj i njeh kërkesat e tyre dhe do t’u qaset me seriozitet.

“Shaqir Totaj ka përvojë dhe është i dëshmuar në shumë fusha, sport, kulturë e menaxhim. Shaqa nuk ka hequr dorë asnjëherë nga Prizreni, e sonte jam i lumtur që po e shoh se Prizreni po e mbështetë Shaqën”.

Asnjë koment

Comments are closed.