Shaqiri shënon tripletë dhe ngjit Basel-in në krye
Vitet kalojnë, por Xherdan Shaqiri, vazhdon të bëjë atë që di më mirë, të shënojë gola. Sulmuesi me origjinë shqiptare, ishte protagonisti kryesor në fitoren 3-1 të Basel-it ndaj Servette në kampionat.
Shaqiri ishte autori i të tre golave të shënuar, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij. Futbollisti 33-vjeçar zhbllokoi takimin në minutën e 40-të, me një supergol nga goditja e dënimit.

Në fund, Shaqiri shënoi dy gola të shpejtë, në minutën e 91-të me penallti dhe në minutën e 92-të, pas një kundërsulmi vrastar.
Me këtë fitore, Basel-i ngjitet në krye të renditjes në Zvicrës me 28 pikë të grumbulluara, po aq sa edhe Lugano e vendit të dytë.

Në 11 ndeshje të luajtura në Superligën e Zvicrës, Shaqiri numëron 5 gola të shënuar, duke konfirmuar se pavarësisht viteve, e ka ende instinktin vrastar para porte.