24-11-2024

“Shatërvani” i Prizrenit bllokohet për qarkullim të mjeteve motorike

Nga nesër Sheshi Shatërvan do të jetë i mbyllur për kalim të të gjitha mjeteve motorike, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se kjo do bëhet për shkak të fluksit të vizitorëve gjatë ditëve kur organizohet festivali i filmit Dokufest dhe me qëllim të rritjes së nivelit të sigurisë.

Njoftimi i plotë në faqen zyrtare në Facebook

“Duke pasur parasysh fluksin e madh të vizitorëve gjatë ditëve kur organizohet festivali i filmit Dokufest dhe me qëllim të rritjes së nivelit të sigurisë dhe krijimit të kushteve të përshtatshme për organizim të festivalit, Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do të marrin këto masa të sigurisë:

– Sheshi Shatërvan do të jetë i bllokuar për qarkullim për të gjitha mjetet motorike. Ndalesa do të vlejë prej orës 10:30, kur përfundon orari i furnizimit të lokaleve në këtë zonë. Qarkullimi do të jetë i bllokuar në Urën e Arastës, ndërsa përjashtim do të kenë banorët me dëshmi të adresës së banimit brenda kësaj zone, si dhe mjetet që shërbejnë për nevoja të Dokufestit.

– Të gjitha lokalet dhe kafiteritë ndalohet të kenë zë të lartë prej orës 20:00, sidomos ato pranë qendrës Evropa, në Sheshin Shatërvan dhe Sheshin e Lidhjes. Për këtë gjë do të jenë të njoftuar të gjithë lokalet nga ana e inspektoratit komunal.

Këto masa do të jenë në fuqi nga nesër më 02.08.2019, deri më​ 12.08.2019”.

Asnjë koment

Comments are closed.