20-04-2024

Shehu mohon të jenë rrezikuar 45 punëtorë të Urgjencës në Prizren

Drejtori i Shëndetësisë në Prizren Visar Shehu e ka mohuar se mjeku që ishte kontakt me stomatologun e konfirmuar pozitiv me koronavirus, ka rrezikuar 45 punëtorë të Urgjencës.

Shehu në një deklaratë për Gazetën Shneta ka thënë se nuk është e vërtetë se mjeku i ka rrezikuar me infektim 45 punëtorë të tjerë. Ai e ka konfirmuar se mjeku është vetizoluar pasi ka kuptuar se stomatologu me të cilin kishte kontakt, ka dal pozitiv me koronavirus.

“Mjeku që ka pasur kontakt me të infektuarin me koronavirus është në vetizolim dhe do t’i bëhet analiza nga Instituti Kombëtar”, ka deklaruar Shehu.

Ai ka thënë se punëtorët tjerë nuk do të testohen pasi nuk ka arsye për këtë sepse sipas tij nuk kanë pasur kontakt. /GazetaShneta/ GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.